Myrto Uzuni
Myrto Uzuni ishte një nga surprizat e bukura të Sylvinhos, në 11-shen titullarë në duelin përballë Serbisë, sfidë të cilët kuqezinjtë e fituan 0-1. Megjithatë, një tjetër lajm i bukur ka dalë “në dritë” për beratasin.
Sipas “TuttoCagliari”, lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në një kampionat elita në Europë, për të mbyllur kështu aventurën e tij në SHBA me Austin FC. Kampionati i preferuar i 29-vjeçarit është pikërisht Serie A.
Në elitën e futbollin italian, klubi i Cagliarit ka shprehur interesim serioz për shërbimet e shqiptarit, teksa pritet të shihet çdo të ndodhë. Me Austin, Uzuni ka luajtur 34 ndeshje, duke shënuar 9 gola e asistuar në 3 të tjerë.
Poll
