Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Krah 3 "yjeve" francezë, "Super Mario" zbarkon në kryeqyetin arab

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Krah 3 "yjeve" francezë, "Super Mario" zbarkon
Mario Mitaj

Sot e gjithë vëmendja i është kushtuar kompeticioneve europiane si Europa League apo Conference League, por gjithashtu zbret në fushë dhe legjonari Mario Mitaj. Klubi i tij arab Al Ittihad luan sot në darkë ndeshjen e radhës në kampionatin RSL.

Ekipi i drejtuar nga francezi Blanc ka mbyllur përgatitjet dhe ka udhëtuar drejt kryeqyetit të vendit, Riyadh. “Luanët” dyluftojnë skuadrën me të njëjtin emër si capital city, Al Riyadh. Pavarësisht se ky ekip nuk “gëzon” stofin e Al Nassr apo Al Hilal, këtë edicion po bën punë të shkëlqyer dhe renditet vend të 4-të, një pozitë më poshtë se ekipi i CR7 që ka harxhuar milionat.

Skuadra e Mitajt ka një formë impresive me 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit (4/5) dhe mos të harrojmë se “Super Mario” shënoi një gol fantastik takimin e kaluar. Klubi i “yllit” të Kombëtares me Benzema, Diaby apo Aouar do të tentojnë 3 pikët dhe lidershipin e ligës arabe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الاتحاد السعودي (@ittihadclub.sa)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga