Mario Mitaj ka një supersfidë për të luajtur ditën e sotme. Skuadra arabe e shqiptarit përballet në shtëpi kundër Cristiano Ronaldos.
Al Ittihad ka një derbi sot në orën 18:00 në superligën e Arabisë Saudite. Përballja me Al Nassr është një klasike e vjetër, edhe para se emra të kalibrit të CR7 të mbërrinin në gadishullin arabik.
Mitaj është gjiyhnjë titullar, por në këtë rast ka një punë të vështirë për të mbuluar Ronaldon. Legjionari nuk hiqet më nga fromacioni i francezit Blanc. ‘Super Mario’ do të kërkojë të mbështesë Benzeman edhe në shënimin e golave kundër ish-kolegut tek Reali.
Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi shqiptar do të jetë në rolin natyral apo në ‘aventurën’ përpara duke shpresuar edhe të gjejë golin në një mbrëmje kaq speciale përballë një prej dyshes më fantastike të botës së futbollit.