
Mario Mitaj
Mario Mitaj po kalon një sezon fantastik në Arabinë Saudite. Shqiptari sot ka një ndeshje magjike me Al Ittihad përballë skuadrës së Neymarit, Al Hilal.
Sfida starton në orën 18:30 dhe vlen për King’s Cup ose Kupa e Mbretit, trofeu i dytë më i rëndësishëm në vendin arab. Legjionari me shumë mundësi do të jetë titullar në përballjen me yjet e shumtë të bluve.
“Super Mario” pritet të ketë detyra të vështira në një sfidë që vlen biletën për gjysëmfinale dhe afrimin me trofeun e parë në Lindjen e Mesme.

Mario Mitaj përballë Al Hilal
Poll