
Myrto Uzuni po kalon një periduhë të sikletshme në Spanjë. Situata e legjionarit është komplikuar së tepërmi pas interesimit të klubit amerikan për blerjen e sulmuesit.
Drejtori i Granadas ka folur për “yllin” e skuadrës spanjolle dhe se çfarë pritet të ndodh me të. Ai ka thënë se Uzuni e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga klubi i La Liga 2, por që “bomberi” duhet të respektojë rregulloren dhe kontratën.
Situata bëhëet akoma dhe më e papërshtatshme nëse shohim që jemi në një merkato dimri dhe rëndësia e Myrtos për Granadan është aq madhore saqë ekipi nuk mund t’ia fal vetes një largim të papritur në këto momente.
“Uzuni dëshiron largimin, ky është realiteti. Austin i bëri një ofertë dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Nuk dëshiron të stërvitet me grupin.
Situata është e vështirë. Jemi në merakto dimërore dhe kjo e komplikon më shumë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, Granada po mbron klubin dhe i kemi thënë që për të shkuar duhet paguar klauzola e ndërprerjes.
Ka rregullore dhe një kontratë të nënshkruar. Uzuni ka pasur dy përmirësime në kontratë dhe ka kushte kontraktuale me klazuolë ndërprerjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, duhet të merremi me këtë”, u shpreh drejtori i klubit iberik.