Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Siguria e mbrojtjes”, mediat italiane elozhe Gjimshitit: Përballë kishte një farë Aubameyang, por e kufizoi gjithnjë

Shkruar nga NEWSPORT
“Siguria e mbrojtjes”, mediat italiane elozhe Gjimshitit:
Berat Gjimshiti

Atalanta mori një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League përballë Marseille në transfertë. Një rezultat i kënaqshëm që në ndeshjen e kthimit në shtëpi do të luftojnë për të kapur finalen.

Performancë e mirë nga italianët dhe një prej më të mirëve ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares izoloi rrezikun kryesor, Aubameyang dhe ofroi siguri në prapavijë.

Në raportin e ndeshjes sipas TuttoMercatoWeb, ai ka marrë elozhe duke u vlerësuar me notën e dytë më të lartë, 6.5.

“Djimsiti 6.5 – Drejton mbrojtjen me kujdes. Përballë tij është një farë Aubameyang, por qendërmbrojtësi Nerazzurrët e kufizon shumë atë me ndërhyrjet dhe mbulimet e tij gjithmonë të kujdesshme”, shkruan TMW.

Ndërsa, Calciomercato.it i jep notën 7, sërish e dyta më e lartë: Siguria e mbrojtjes, nuk ka 'klientë' të thjeshtë por ia del mjaft mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga