Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Është kthyer në “yll” në arenën ndërkombëtare, Qazim Laçi vjen te kuqezinjtë në super formë

Shkruar nga NEWSPORT
Është kthyer në “yll” në arenën
Qazim Laci

Qazim Laçi është kthyer në një pikë kyçe të skuadrës çeke, Sparta Prague. Mesfushori i Kombëtares tonë në të 3 përballjet në Champions ka qenë titullar i padiskutueshëm, madje në të dytën kundrejt Salzburg shënoi një super gol që u bë hit në rrjetet sociale për mënyrën e driblimit.

Mesfushori 28 vjeçar po luan rregullisht edhe në kampionatin çek, ChanceLiga. Nota e tij mesatare për çdo ndeshje nuk bie poshtë nivelit të 7-ës mesatarisht e kjo tregon pa diskutim për punën e palodhur të lojtarit tonë.

Këto paraqitje kanë bërë që roli i tij në Kombëtare të jetë e palëkundur dhe madje të diktoj formacionin zyrtar të “Kuqezinjve”. Kthesa në ekipin tonë përfaqësues erdhi që para se të fillonte kjo ecuri pozitive në aventurën çeke. Më saktë daton që nga ai gol i paharrueshëm ndaj Kroacisë. Ajo ndeshje tregoi se sa shumë punon ky lojtar dhe paraqitjet e tij janë “jetike” për të zotëruar mesfushën e kësisoj  didaktin e lojës.

Sot, Laçi do të kërkojë të jetë “ylli” i stadiumit dhe ndryshe kur përflitet për mirë nga mediat çeke, kësaj here të jetë “makthi’ i një kombi të tërë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga