Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shfaqi probleme ndaj Anglisë, trajneri lë JASHTË LISTËS Elseid Hysajn

Shkruar nga NEWSPORT
Shfaqi probleme ndaj Anglisë, trajneri lë JASHTË LISTËS
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është lënë jashtë listës nga klubi i Lazios. Ai nuk do të jetë pjesë e organikës laciale në Serie A, të paktën deri në janar, duke habitur të gjithë, madje edhe futbollistin.

Vlen të theksohet, se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po vuante nga një dëmtim, pasi shfaqi probleme në ndeshjen Shqipëri – Angli. Dukej se ai po merrte veten, por Lazio dhe trajneri Sarri s’mendojnë kështu.

Klubi italian ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke bërë të ditur se shkodrani është hequr nga lista e futbollistëve, për Serie A. Vendin e tij e ka marrë Fisayo Dele-Bashiru.

Poll

Lexo gjithashtu