
Armando Broja - Kristjan Asllani
FSHF ka bërë mëngjesin e ditës së sotme një postim në rrjetet sociale. Federata i ka shkruar publikisht Armando Brojës.
Kjo pasi sulmuesi ditën e sotme feston ditëlindjen dhe në këtë datë të shënuar dhe speciale për të i ka uruar edhe 100 vite të tjera të lumtura.
Një urim që vjen disa orë pas fitores me Letoninë, takim që u mbyll 1-0 në favor të kuqezinjve. Goli u shënua nga Kristjan Asllani me penallti, i cili i dhuroi ekipit kështu 3 pikë shumë të rëndësishme.
Mesfushori pas ndeshjes theksoi se Broja e kishte sharë në fushë dhe mes tyre ka patur një mosmarrëveshje të vogël, por gjithçka është mbyllur, pasi theksoi se janë shumë shokë.
Poll