
Kombëtarja shqiptare ia doli që të fitonte përballë Letonisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-0, falë goli të Asllanit nga 11-metërshi. Pas duelit foli pikërisht mesfushori i Torinos.
“Besoja se nuk do të hyja në fushë, pasi kam bërë eko, kam marrë goditje lart dhe poshtë. E fashova këmbën dhe luajta, kisha kohë pa luajtur. Bëra ndeshjen e fundit me Fiorentinën, por kisha dhimbje mbrapa. S’jam më i ri, po plakem edhe unë.
Ishte përformancë pozitive. Letonia nuk ishte agresive, na priti pak më poshtë. Jemi të lumtur, kjo ishte si një finale për ne. Jemi të lumtur dhe e dimë çfarë ndeshje na pret në tetor. Është e vështirë përballë Serbisë, por na duhen 3 pikët.
Këtu treguam kualitetin tonë dhe gabuam penalltinë. Gjëja që duhet punuar më shumë, është pikërisht situtata e golave, ishim 1-0 deri në fund. Gabim ishte ky që nuk e mbyllëm ndeshjen.
Broja më shau pak në fushë, u kapëm pak, por jemi shokë nuk ka problem (qesh). Gabimi është që nuk bëjmë gola, në fund rrezikuam shumë pasi u ulëm poshtë dhe pësuam 3-4 goditje kënde”, u shpreh mesfushori i Torinos.