Bodrumspor luan takimin e radhës kundër skuadrës së Rey Manajt. Një takim që vë përballë Seferin, Ajetin dhe Manajn e Sivasspor.
Skuadra nga Bodrumi ndeshet në shtëpi kundër bardhekuqve. Taulant Seferi po stërvitet fuqishëm për këtë takim. Shqiptari i sulmit ka postuar një foto ku tregon lojën me top që ka kryer në seancën e sotme, një ditë para sfidës ‘derbi’ të legjionarëve.
Në 11-shen e jeshilëve pritet të jenë të dy shqiptarët, si Arlind Ajeti imbrojtjes, po ashtu edhe sulmuesi kuqezi.
Në krahun tjetër edhe ‘bomberi’ shqiptar i Turqisë me shumë mundësi do të startojë nga e para. Rey luan që të shënojë sa më shumë gola për të rivalizuar emrat e mëdhenj të Superligës Turke.
Dyshja e Bodrumspor ka si objektiv parësor, por edhe të vetëm qëndrimin në elitën e futbollit turk.