
Mirlind Daku
Mirlind Daku u kryqëzua nga rusët për shkak të thirrjeve që bëri kundër Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pas barazimit të Kombëtares 2-2 me Kroacinë në Euro 2024. Rikthimi te Rubin Kazan pritej të ishte më i trazuar, por nuk ndodhi ashtu.
Shoku i ekipit, Ruslan Bezurkov ka folur së fundmi pikërisht për sulmuesin nga Gjilani. Bezurkov thotë se të gjithë e ngacmuan disi shqiptarin, por fundja Dakun e shohin si një djalë të mirë, pavarësisht trazirave në kohët e fundit.
“E ngacmuam Dakun kur mbërriti këtu pas Europianit. E përshëndetëm në mënyrë shumë miqësore. Gjëja kryesore është që ai la mbrapa situatën dhe u përshtat mirë me ekipin. Daku është djalë i mirë”, ishin fjalët e Ruslan Bezurkov.
Poll