Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rikthimi i Ardian Ismajlit pritet të zgjasë, klubi i Empolit del në deklaratë për shtyp për shqiptarin

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi i Ardian Ismajlit pritet të zgjasë, klubi i Empolit del
Ardian Ismajli me fanellën e Empolit

Empoli i Ardian Ismajlit do të rikthehet të luajë nesër ndaj Comos në transfertë për ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të të Serie A. Megjithatë, lajmet nuk janë të mira për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Ditën e sotme, klubi i Empolit ka dalë në deklaratë për shtyp për gjendjen shëndetësore të Ardian Ismajlit. Bëhet e ditur se 28-vjeçari ka kryer sot vizitat mjekësore, ku është zbuluar një problem në kofshën e tij të djathtë.

Mbrojtësi kuqezi tashmë ka nisur fazën e rehabilitimit me stafin mjekësor të Empolit. Ende nuk bëhet e ditur koha e rikthimit të tij në fushat e lojës. Rikujtojmë që Sylvinho nuk e inkuadroi në asnjë minutë Ismajlin në ndeshjet e Kombëtares ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga