
Ditën e djeshme është luajtur Sivasspor-Galatasaray, që ka përfunduar 3-2 në favor të gjigandëve nga Stambolli. Por në sy ka rënë momenti i dëmtimit që mori lojtari i Gallatës dhe i përfaqësueses turke, Yilmaz prej Rey Manajt.

Ndërhyrja e shqiptarit është bërë debat më vete në Turqi dhe ky episod ka shënjuar të gjithë javën e 15-të të Superligës turke.
Sipas medias sportive BeinSports Turkiye, e cila pati dhe një debat zyrtar me klubin verdhekuq, bëhet me dije se Baris Alper Yilmaz ka marrë një dëmtim të madh pas ekzaminimeve të fundit.
Gazetarët e medias prestigjoze të Anadollit theksojnë se turku ka shmangur më të keqen e mundshme, një frakturë po përsëri gjendja është e rëndë.
Galatasaray pritet të dal me një komunikim më të zgjeruar ditën e sotme,
Gjuri ka marrë lëndim prej goditjes së sulmuesit kuqezi dhe nuk dihet ende raporti se sa do të mbetë jashtë fushave futbollisti që mori pjesë me Turqinë në Euro 2024.