Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj i shpreh dashurinë Shqipërisë, nuk përmbahet Mirlind Daku: Ti je lojtar me bo*e

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj i shpreh dashurinë Shqipërisë, nuk përmbahet
 

Shqipëria barazoi mes drithërimash në Hamburg, teksa sfida me Kroacinë u mbyll 2-2, në një sfidë mjaft emocionuese dhe të vuajtur nga lojtarët shqiptarë. Shqipëria merr 1 pikë dhe mbajmë “gjallë” shpresat e kualifikimit.

Manaj e nisi titullar këtë takim. Sulmuesi nga Lushnja la në stol Armando Brojën, që niste nga minuta e parë kundër Italisë. Në përfundim i shprehu dashurinë Shqipërisë me një postim në rrjetet sociale.

“Të dua Shqipëria ime. Tani me shumë se kurrë duhet të na mbështesni kundër Spanjes duke u mbledhur të gjithë së bashku për të shkruar historinë”, shkruan Manaj në rrjetet sociale.

Ishte komenti i Mirlind Dakut që spikati më pas. "Ti je lojtar me bo*e", i shkruajti Daku në Instagram.

Tashmë gjithçka është e fokusuar te takimi i fundit në grup. Kujtojmë se sfida me Spanjën merr jetë më 24 qershor. Fatet e Shqipërisë në grupin B do të vendosen në Duseldorf.

Rey Manaj i shpreh dashurinë Shqipërisë, nuk përmbahet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga