Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Refuzuan 7 milionë euro nga ekipet e Moskës, Rubin Kazan pret Euro 2024 për Mirlind Dakun

Shkruar nga NEWSPORT
Refuzuan 7 milionë euro nga ekipet e Moskës, Rubin Kazan pret Euro
Mirlind Daku

Milrind Daku është sulmuesi kryesorë i Rubin Kazan në këtë sezon. Lojtari i kombëtares është një pikë kyçe në sulmin e skuadrës ruse, i cili para disa ditësh shënoi një gol spektakolar në kampionat, ndërsa asistoi në një tjetër rast.

Sipas “Bussiness Online” bëhet me dije se Rubin Kazan ka refuzuar milionat për Dakun. Më saktësisht 7 milionë euro janë kthyer mbrapsht për shërbimet e tij. Një nga ekipet e Moskës ka shfaqur interes për shërbimet e ish-lojtarit të Kukësit.

Ende nuk dihet se cila prej skuadrave si CSKA, Dinamo apo Lokomotiva ka kërkuar shqiptarin, por te Rubini janë të vendosur të mos heqin dorë nga sulmuesi të paktën pa filluar Euro 2024.

Duke parë paraqitjen e tij, te skuadra ruse janë të bindur se pas kampionatit europian, ku Daku priet të jetë pjesë e formacionit të Sylvinhos vlera e tij do të rritet dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë më shumë të ardhura. Kujtojmë se 26-vjeçari u transferua në Rusi në verën e vitit të kaluar nga skuadra e Osijek.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga