Rayo Vallecano siguroi finalen e Conference League, pasi mposhti Strasbourgun edhe në ndeshjen e kthimit në Francë, falë golit të shënuar nga Alemao në minutën e 42-të.
Këtij momenti kulmimant i gëzohet dhe Ivan Balliu, mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, i cili mori minuta të vlefshme në takimin e dytë gjysmëfinal, duke lënë gjurmën e tij të çmuar. Në një postim të bërë në rrjete sociale, Balliu ndan lumturinë me tifozët e klubit teksa shkruan se ëndrra për të cilën kanë luftuar prej kaq kohësh, është bërë tashmë një realitet i jetueshëm.
"Ëndërruam prej vitesh për një natë si kjo, dje kjo ëndërr u bë histori", janë fjalët e mbrojësit shqiptar në këtë postim.
Një finale plotësisht e merituar për iberikët, të cilët do të masin forcat përballë anglezëve të Crystal Palace më 27 maj, ku kjo përballje është e përcaktuar për t'u zhvilluar në stadiumin e Leipzig të Gjermanisë.
View this post on Instagram
