Lecce ka një përballje delikate sot në mbrëmje kundër Juventus në Serie A. Takimi luhet në ‘Via del Mare’ dhe nis prej orës 20:45.
Në formacionin e jugorëve të Italisë është i përhershmi Ylber Ramadani. ‘Shkatërruesi’ shqiptar ka në dorëzim ‘çelësat’ e mesfushës kundër bardhezinjve.
Ramadani luan në qendër të mesfushës sot, e përbërë prej 3 futbollistësh.
Shqiptari shpreson të dal me pikë në një takim kaq delikat kundër ‘Zonjës së Vjetër’. Për klubin e lojtarit të Kombëtares, një rezultat pozitiv me Juventusin do të thoshte shumë pasi do t’i mbante ende larg treshes së rënies nga kategoria.
Poll