Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Punojmë shumë gjatë javës”, Kristjan Asllani: Të gjithë më thotë të godas portën. Calhanoglu? Po mësoj

Shkruar nga NEWSPORT
“Punojmë shumë gjatë javës”, Kristjan Asllani:
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është rikthyer titullar me Interit në sfdën që zikaltërtit luajtën ndaj Genoas. Skuadra e udhëhequr nga Simone Inzaghi ka triumfuar 1-0.

Mesfushori shqiptar foli pas këtij triumfi për “Sky Italia”, ku shprehet i lumtur për fitoren dhe analizon ekipin. Asllani nënvizoi se duhet të tentojë më shumë portën , por në këtë përballje kishte më shumë detyra mbrojtësi.

“Ndiheni të lodhur? Për mendimin tim jo. Skuadrat vijnë në “San Siro” për të bërë ndeshjet e tyre. Duhet t’i bëjmë komplimente Genoas, por ne u treguam të zotët për të pasur durim. Jemi të lumtur që e fituam me një goditje standarde sepse kjo do të thotë se ne punojmë gjatë javës.

Debutimi i Martinez? Ai është një portier i rëndësishëm. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Nuk është e lehtë të luash pasi ke qëndruar jashtë për një kohë të gjatë. Ai është stërvitur mirë dhe të kesh lojtarë të tillë në skuadër është diçka e mirë për grupin.

Çfarë po flisnit me Barelan? Ishim duke folur për gjëra që ndodhin në fushë. Po më thoshte që të zbrisja më shumë në fushë për të formuar linjën me 4 dhe kështu do të liroja Mkitarianin. U treguam të duruar.

Pse ishte një Inter i dobët në pjesën e parë? Ndoshta sepse lëvizëm më pak sesa herët e tjera. E dimë që kur vijnë skuadrat këtu duhet të jemi më dinamikë. Duhet që të bënim kujdes në qarkullim sepse ata janë të rrezikshëm në kundërsulm.

Humbja kundër Juventusit? Sigurisht që kur humbasim nuk jemi aspak të lumtur, por e nisëm me këmbën e duhur që në stërvitje. Punuam mirë gjatë gjithë javës dhe ia dolëm që të merrnim kreun. Tani duhet ta shijojmë dhe ta mbrojmë.

Kush është duke të ndihmuar shumë në këtë sezon? Të gjitha janë duke më dhënë një dorë dhe Barela është një prej tyre. Fakti që luajmë në të njëjtin repart bën që ta ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Jam i lumtur që kam këtë raport me të. Është si një vëlla i madh.

Mos ndoshta duhet që të godasësh më shumë në portë sepse mund të shënosh? Golin e fundit e kam shënuar me goditje nga këndi. E di që duhet të punoj edhe për këtë aspekt. Ma thonë të gjithë që duhet të godas më shumë dhe duhet të përmirësohem në këtë aspekt.

Të jesh një alternativë e Calhanoglusë është një privilegj apo një peshë? Sigurisht që peshë nuk është. Por është e vërtetë që në këtë skuadër kur thirresh në apel duhet që të bësh mirë. Unë e kam thënë gjithmonë që duhet të marr përgjegjësitë e mia, por të kem Hakanin përpara është një ndihmë. Por nga ai thjesht mund të mësoj më shumë.

Si të këshillon Inzagi. A duhet që të qëndrosh gjithmonë pas topit? Unë duhet që të isha më shumë prezent në fazën mbrojtëse sepse rivali kishte dy sulmues të zotët që bëjnë mirë. E rëndësishme është që fituam.

Lautaro duket se nuk ndalet kurrë… ? Lautaro është i jashtëzakonshëm. Ai ka gjithçka. Përveçse është një lojtar i madh është edhe një njeri i madh. Flet me të gjithë edhe me ata që janë në ekipet e të rinjve. Jemi të lumtur që e kemi një kapiten si ai”, ka pëfunduar mesfushori kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga