
Etnik Brruti - Armando Broja
Debutimi i Etnik Brrutit me Shqipërinë është shtyrë të paktën për ndeshjen e radhës. Kjo pasi Sylvinho ka vendosur të dërgojë ish-kapiteni e Kosovës në tribunë, duke mos e preferuar në stol për sfidën me Anglinë.
Së bashku me Brrutin në tribunë janë dërguar edhe 2 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Andi Hadrojn dhe Simon Simonin. Si ish-i i Partizanit ashtu edhe ai i Dinamos janë jashtë planeve të brazilianit për këtë përballje.
Kujtojmë se dueli me Anglinë do të luhet në mbrëmje në orën 20:45 në “Wembley”. Kjo është sfida e parë e kualifikueseve dhe kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë rrugëtimine tyre drejt Kupës së Botës 2026.
Poll