
Kapiteni i Shqipërisë Berat Gjimshiti ka folur për mediat pas fitores mbreslënëse ndaj Serbisë në Leskovc: “E rëndësishme ishte fitorja. Sigurisht që presioni ka qenë shumë i lartë, sepse kishim ndjenjën që kjo ndeshje duhet fituar më patjetër.
Në Shqipëri nuk u ndjeu aq shumë presioni, por kur zbritëm në Serbi u ndje. Madje edhe presioni më i lartë se në finalen e Europa League. Samardzic foli mirë për Kombëtaren tonë.
Fillimi i vështirë, si shkak i nervozizmitit. Gjithë ekipi arriti një fitore shumë të madhe. Komplimenta për Ajetin, shto faktin që ka qenë larg Kombëtaren për një kohë të gjatë.
Kemi shumë kohë bashkë, e njohim, mirë njëri-tjetrin. I falenderojmë tifozët për mbështetjen, janë më të mirët në botë. Sot na kanë shikuar kudo që ka shqiptarë në botë".