
Armando Broja
Shumë aludime janë ngritur mbi të ardhmen e Armando Brojës, por asgjë konkrete deri në këtë pikë. Sulmuesi i Shqipwrisë nuk ka një të ardhme të sigurtë.
Edhe pse është në pronësi të Chelesa, ka kohët që trajneri Maresca e ka nxjerrë lojtarin jashtë planeve. U përfolën Leipzig, Wolfsburg, Stuttgart apo Parma, por vetëm interesim në “letër”.
Nga mediat pranë “Bluve” të Londrës thuhet se asnjë ofertë nuk ka mbërritur për 23-vjeçarin. Në rastin më të keq, nëse Armando Broja nuk gjen dot ekip të ri, Chelsea është i gatshëm ta transferojë me formulë huazimi te ekipi “satelit” në Francë, Strasborug në Ligue 1.
Poll