
Lojtari i Kombëtares,që vetëm para pak ditësh shënoi me Bodrumspor në ligën turke Taulant Seferi ka folur në KlanKosova pasi ka qenë i ftuar me video-kamera.
Futbollisit kuqezi ka dhënë opinionin e tij për shortin e Shqipërisë. Seferi ka pranuar veçimin e sfidës me Serbinë për historinë e raporteve që mbart ky takim.
“Grup shumë i fortë.
Duhet të jemi me kokën e ftohtë dhe me zemrën flak i kam thënë shokëve pasi mësova se na ra Serbia. Aty e kuptova që do të jetë një kompeticion emocional.
Ne grupin e kemi më të fortë se të Serbisë. Jemi shumë më të fortë, edhe pse lojtarët serbë luajnë në klube të mëdha.
E kam thënë që nëse jemi të gjithë bashkë ne shqiptarët, s’ka forcë që na del përpara. Shpresoj të jemi të bashkuar dhe po të jemi të bashkuar kemi për t’ia dalë.”, u shpreh Seferi.