Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bodrumspor po luan momentalisht kundër Sivasspor. Sfida e vlefshme për javën e 16-të të Superligës turke, është momentalisht 1-0.
Është pikërisht Seferi ai ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes deri më tani. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar të tijët në avantazh në minutën e 49-të. Gjithashtu për të festuar këtë gol, u vendos në sfond kënga shqiptare, “Të ka lali shpirt”.
Sulmuesi me origjinë nga Kumanova vazhdon që të jetë protagonist në Turqi. Ai është kthyer në një nga pikat kyçe te ekipi i Bodrumspor, ku shpeshherë ka ndihmuar me golat e tij.
Goli i Seferit:
Kënga "Të ka lali shpirt" në sfond
Poll