
Anis Mehmeti
Anis Mehmeti feston ditën e sotme ditëlindjen. Sulmuesi feston 24-vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë të shumta janë urime.
Një prej tyre vjen nga FSHF-ja. Federata nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka uruar publikisht shqiptarin.
“Gëzuar ditëlindjen Anis Mehmeti”, shkruhet në postimin e tyre. Kujtojmë se 24-vjeçari po shkëlqen në Angli me skuadrën e Bristol City. Në këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 9 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.
Falë formës së tij të mirë, pritet me interes nëse Sylvinho do ta ketë në listën e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, ku nisin gjatë muajit mars të këtij viti.

Poll