Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, Anis Mehmeti rrezikon PEZULLIMIN në Angli

Shkruar nga NEWSPORT
Po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, Anis
Anis Mehmeti

Sulmuesi i Shqipërisë Anis Mehmeti e ka ngritur “kurbën” e paraqitjeve këtë sezon në tjetër nivel, 6 gola dhe 6 asiste në 18 prezenca të Championship me Bristol në Angli.

Anësori shqiptar është kthyer në protagonist te ekipi i tij dhe ndër më të dalluarit në ligën e dytë angleze për nga rëndësia. Takimi i radhës i Bristol City është planifikuar në datën 6 dhjetor kundër Millwall në shtëpi, e cila përkon me javën e 19-të.

Duke filluar në duelin e ditës së shtunë, Bristol ka në kalendar rivalë të vështirë në “letër” si Millëall, Leicester, Conventry, Middlesborgh dhe West Brom.

Kontributi i Mehmetit do jetë shumë i rëndësishëm për të tijtë, por ai rrezikon pezullimin, shkak numri i kartonëve të verdhë, i cili deri tani numëron 4 të tillë.      

Poll

Lexo gjithashtu