
Arbër Hoxha
Arbër Hoxha zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë me Kombëtaren shqiptare, në sfidën e fundit përballë Jordanisë. Sulmuesi kuqezi shënoi një eurogol, teksa edhe kundër Serbisë në Leskovc bëri paraqitje pozitive.
Megjithatë, ai nuk është ndalur me kaq. 27-vjeçari po tregon një formë të mirë edhe me klubin e tij në Kroaci, Dinamo Zagreb. Në muajin e fundit, ai ka shënuar 2 gola e asistuar në 2 të tjerë, duke qenë protagonist absolut.
Kështu, Federata Kroate e Futbollit ka shpërblyer Hoxhën për paraqitjet e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar çmimin prestigjioz “Lojtari i Muajit”, duke “vulosur” protagonizmin e tij.
View this post on Instagram
Poll