
Sylvinho
Cristian Shpendi është ftuar nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho për ndeshjet e shtatorit. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat pranë klubit të Cezenës. Për shkakun se sulmuesi shqiptar bën pjesë në këtë skuadër.
Deri tani, Shpendi është aktivizuar me moshat U-21 te Shqipëria, por ky do të jetë hapi i madh për 22-vjeçarin. Duket se trajneri në “timonin” e kuqezinjve është bindur për të marrë në grup një lojtar me prespektivë të madhe në fazën ofensive.
Cristian Shpendi e ka nisur me “këmbën e mbarë” sezonin e ri me Cezenën, duke shënuar gol që në javën e parë. Kartoni i bomberit shqiptar, sipas “Transfermarkt” përkon me 5.5 milionë euro.
Poll