Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Performanca e Elseid Hysajt, në Napoli tallen me mbrojtësin: Na kishe munguar, sidomos kur ule kokën

Shkruar nga NEWSPORT
Performanca e Elseid Hysajt, në Napoli tallen me mbrojtësin: Na kishe
Momenti i Elseid Hysaj

Elseid Hysaj është në qendër të kritikave, pas ndeshjes së djeshme që Kombëtarja humbi 2 me 1 përballë Italisë. Mbrojtësi kryqëzohet si fajtori kryesor i humbjes, ndërsa episodi për të cilin fajësohet është konkretisht goli i fitores së axurrëve.

Në minutën e 16’, Hysaj i hapi rrugë topit të gjuajtur nga Barella që më pas përfundoi në rrjetë. Për performancën e tij kanë shkruar dhe në Itali. Më saktë “Il Napolista” i ka kushtuar një shkrim tallës.

Mbështetësit e klubit ku Hysaj ka luajtur për plot 6 vite, thonë me nota ironie se i ka munguar. “Na ke munguar Hysaj, është art që ti i shmangesh topit të Barella i cili më pas përfundon në rrjetë”, shkruhet në titull.

Kujtojmë se Hysaj la Napolin për Lazion në vitin 2021. Prej atëherë është pjesë e Lazios ku ka kontratë të vlefshme dhe për 1 vit.

Shkrimi për Elseid Hysajn: Il Napolista

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga