
Erjon Hoxhallari
Erjon Hoxhallari po kalon një sezon mjaft të mirë me skuadrën e Polonia Warszawa. Ish-mbrojtësi i Tiranës është shpallur për të dytën herë radhazi mbrojtësi i majtë më i mirë i javës.
29-vjeçari kuqezi është në formacionin e javës së 30-të të kampionatit polak. I vlerësuar me notën 7.9 nga “Sofascore”, Erion Hoxhallari zë vendin e mbrojtësit të majtë në formacionin e javës.
Skuadra e tij Polonia Warszawa mori një barazim fundjavën që lamë pas ndaj Tychy në transfertë me shifrat 1-1. Ish-mbrojtësi i Tiranës zhvilloi takimin e plotë për 90 minuta.

Poll