Eneo Bitri nuk ka lënë gjë pa shijuar në Hungari. Shqiptari po kalon një super periudhë tek klubi i ETO Gyor, ku veç notave spaktakolare po shënon edhe gola e pikë për skuadrën.
Ish-lojtari i ‘Demave’ ka folur në tv ‘Neës 24’ për ecurinë momentale në ligën hungareze, por pa harruar edhe Superioren, ku ka kaluar momente të çmuara.
“Kam 4 gola deri tani. Ecuri mjaft e mirë dhe shpresoj të bëj mirë edhe në fazën e dytë të kampionatit. Liga hungareze është e vështirë.
Skuadra ku unë isha pjesë në Norvegji ra nga kategoria dhe fillojë të shkurtonte pagat. Kështu, unë zgjodha të largohesha. Nga Polonia erdha në Hungari sepse doja të shikoja nivelin e futbollit këtu. Jemi në pritje për të ardhmen, mund të lëvizë përsëri.
Favorit shoh partizanin në derbi. Ecuria është më e mirë se e Tiranës. Ka emocione si sfidë, ndaj parashikim nuk mund të bëj, por mendoj se Partizani mund të fitojë.
E kam ndjekur Partizanin çdo ndeshje, por edhe kampionatin shqiptar. Këtë sezon mendoj se ata janë të pathyeshëm. Duket dora e trajnerit të ri.
3 derbi luajtëm pa tifozë në kohën e Covid. Derbi aty e ka bukurinë. Pa tifozë i ngjan një miqësoreje.”, u shpreh Bitri.