
Kristjan Asllani
Sipas mediave italiane, dita e sotme do të jetë vendimtare për transferimin e Kristjan Asllanit te Bologna. Raportohet se Bologna po punon për një ofertë prej 12-13 milionë euro për të siguruar shëbrimet e mesfushorit shqiptar nga Interi, disi më e ulët nga kërkesa e zikaltërve, e cila përkon me 16-18 milionë euro.
Lojtari ka dhënë aprovimin për këtë transferim, aty shtysa kryesore thuhet se është pjesëmarrja e Bologna në Europa League. Më tej, bëhet e ditur edhe rroga që “regjisori” i Kombëtares do të marrë te klubi i ri.
Saktësisht 1.5 milionë euro, ndërsa do të rritet gradualisht deri në 1.8 milionë euro. Po ashtu, kontrata pritet të jetë 5-vjeçare.
Poll