
Besiktas u rikthye te fitorja në Superligën turke, pasi mposhti 2 me 0 Ankaragucu. Ernest Muçi ishte padyshim protagonisti kryesor, pasi me supergolin në pjesën e parë hapi rrugën e fitores.
Muçi foli në përfundim të ndeshjes. Ai shprehu vlerësim për tifozët dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë, ndërsa foli rreth sfidës.
“Jemi një skuadër e mirë dhe cilësore. Problemi ynë ka qenë pësimi i golave lehtësisht. Këtë gjë nuk e bëmë sot. Do të vazhdojmë kështu. Do të përqendrohemi, ta harrojmë të shkuarën dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën kurdo që është e mundur. U përpoqa të ndihmoja sa më shumë të mundja në pozicionin në të cilin luajta sot. U përpoqa të përfitoja nga hapësirat. Por ne luajtëm mirë si ekip. Duhet të mbajmë këtë standard. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë deri në fund të sezonit.
Tifozët kanë treguar një mbështetje të madhe për mua që nga dita e parë. U jam falenderues. Po punojmë për të dhënë më shumë. Do të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe t’i bëjmë atë dhe veten tonë të lumtur në ndeshjet e mbetura”, u shpreh Ernest Muçi.