
Milan kërkon Armando Brojën. Kjo është mëse reale, pasi kuqezinjtë kanë nisur të bëjnë edhe hapat e para për këtë operacion.
Sipas “Gazetta dello Sport” bëhet medije se drejtori sportiv i Milan, Geoffrey Moncada ka udhëtuar drejt Londrës për t’u takuar me drejtuesit e Chelsea. Krerët e klubit italian kanë nisur bisedimet me anglezët dhe në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë tentativë dhe mundësinë e një transferimi të mundshëm.
Kujtojmë se Broja mbylli sezonin te Fulham, ndërsa pas huazimit është riktheyr te Chelsea. Nga këto të fundit me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës, pasi “Blutë” nuk e kanë në planet e tyre.
Kështu Milan kërkon të përfitojë dhe ta transferojë sulmuesin e Kombëtares në Milano. 22-vjecari aktualisht është i angazhuar me kombëtaren shqiptare në përgatitjet për Euro 2024. Sfida me Italinë që do të luhet më 15 qershor ora 21:00 në “Signal Iduna Park” do të jetë vendimtare për të ardhmen e Brojës, pasi pritet që nga shkallët e stadiumit të ndiqet më nga afër nga drejtuesit e Milan.
View this post on Instagram