
Anis Mehmeti
Futbollisti shqiptar me tipare ofensive të theksuara Anis Mehmeti nuk është thirrur nga trajneri Sylvinho në vigjilje të duelit me Serbinë në datën 11 tetor.
Edhe pse 24-vjeçari po përjeton formë mbreslënëse te Bristol City, sërish nuk është përzgjedhur te Kombëtarja. Para pak minutave Mehmeti ka postuar “story” në “Instagram”, teksa shihet i qetë, ndërsa ka vendosur edhe emojin e qeshur në sfond.
Mbetet e paqartë nëse ky është një sinjal për vendimin e trajnerit Sylvinho apo diçka spontane që nuk ka lidhje me këtë “panoramë”.

"Story" në "Instagram" i Anis Mehmetit
Poll