Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Nuk më interesojnë kritikat”, Kristjan Asllani: Bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk më interesojnë kritikat”, Kristjan Asllani: Bëj
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani në ndeshjet e fundit ka luajtur titullarë me Interin. Simone Inzaghi i ka besuar një vend në 11-shen titullare, duke i besuar edhe “çelësat” e mesfushës.

Paraqitjet e mesfushorit të Kombëtares kanë qenë pozitive, por pavarësisht kësaj kritikat për të kohët e fundit kanë qenë të shumta. Në lidhje me këtë ka folur Asllani, i cili pas ndeshje me Monacon ka theksuar se nuk i interesojnë aspak kritikat, pasi gjithmonë në fushë bën maksimumin.

“Nuk më interesojnë aspak kritikat që thuhen për mua.Thjesht jap më të mirën dhe bëj gjithçka në fushën e lojës për të ndihmuar skuadrën.

Ne e dinim që na mjaftonte edhe një pikë për t’u kualifikuar, por zbresim gjithmonë për të marrë fitoren.

Ëndrra europiane? Kemi bërë shumë pikë gjatë këtij rrugëtimi dhe do të ishte mëkat që mos ta konkretizonim me kualifikim. Duhet që të mendojmë për të ardhmen, por i luajmë ndeshjet një nga një”, ka theksuar shqiptari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga