Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk ka të ndalur me gola në Premier League, sulmuesi mesazh Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka të ndalur me gola në Premier League, sulmuesi mesazh
Armend Muslika

Talenti shqiptar Armend Muslika po rritet profesionalisht me ritëm të frikshëm te ekipi i Tottenham U-18. Në Premier League U-18 me “Gjelat” londinez, Muslika numëron 7 gola dhe 2 asiste në 8 ndeshje, lider i padiskutueshëm.

Ndonëse është 16 vjeç, falë talentit dhe aftësive të shkëlqyera, ka arritur të jetë në ekipin U-18 te Tottenham dhe U-17 në Kombëtare.

Në “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Muslika postoi foto me ngjyrat e Shqipërisë dhe rikthimin te Kombëtarja. Armend Muslika bëri debutimin me Shqipërinë U-17 në miqësoren ndaj Italisë, 12 gusht 2025.     

Nuk ka të ndalur me gola në Premier League, sulmuesi mesazh
 

   

Poll

Lexo gjithashtu