
Empoli dhe Ingolstadt kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore mes tyre. Kjo sfidë kishte shumë raste shënimi, megjithatë as italianët dhe as gjermanët nuk gjetën rrugën e rrjetës dhe ndeshja u mbyll 0-0.
Ajo ç’ka ra në sy në këtë ndeshje, ishte paraqitja e portierit të Kombëtares shqiptare, Simon Simonit. Ky i fundit mbajti portën e tij të paprekur, duke kryer plot 4 pritje deçizive gjatë sfidës në të cilën luajti për 55 minuta.
Kujtojmë që Simoni është në huazim nga Eintracht Frankurt te Inlolstadt deri në fund të sezonit aktual.
Në krahun tjetër, shqiptarët e Empolit, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi zhvilluan një ndeshje të mirë. Si qendërmbrojtësi ashtu dhe sulmuesi i talentuar kanë fituar besimin e trajnerit, teksa pritet të jenë lojtarë kyç gjatë sezonit të ardhshëm.
View this post on Instagram