Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nuk ka dyshime në Seria A, Nedim Bajrami vlerësohet si më i miri i ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka dyshime në Seria A, Nedim Bajrami vlerësohet si më i miri
Nedim Bajrami

Salernitana dhe Sassuolo kanë barazuar 2 me 2 në sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Seria A. Nedim Bajrami ishte protagonist absolut për Sassuolon, pasi fillimisht asistoi golin e parë dhe më pas shënoi të dytin.

Për këtë “Sofascore” e ka vlerësuar si më të mirin e ndeshjes. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë një notë 8.5, që është dukshëm më e lartë se e të tjerëve.

Pjesa e parë në Salerno mbaroi 0 me 2 për Sassuolon. Salernitana ia doli të marrë 1 pikë në shtëpi gjatë pjesës së dytë. Barazimi erdhi pikërisht me 1 gol në shtesë.

Bajrami spikati se u kthye si titullar, ndërsa trajneri i Sassuolos i besoi minuta Kumbullës në pjesën e dytë. Salernitana ndodhet në vendin e fundit të Seria A, ndërsa Sassuolo mban vendin e parafundit, por me pikë të barabarta sa Frosinone që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Nuk ka dyshime në Seria A, Nedim Bajrami vlerësohet si më i miri
Vlerësimet e Sassuolos

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga