
Kristjan Asllani
Nuk ishte parë prej vitesh një humbje kaq turpëruese nga Lazio në Romë. Interi i Asllanit i dha një shuplakë që do të mbahet mend për shumë vite, në mos më shumë me fitoren 6-0.
Kristjani u hodh në fushë dhe mori notë të mirë prej 6.7 në ‘Olimpico’. Asllani ishte dëshmitar i një suksesi të lavdishëm në plotkuptimin e fjalës. Vetëm 27 minuta në lojë, por statistikat flasin mirë për legjionarin.
Dy topa të gjatë, përqindje absolute në pasime, një spastrim nga zona dhe 2 duele të fituara kundër lacialëve.
Një mbrëmje fantastike për ‘djemtë’ e Inzaghit dhe për elbasanasin, mbi të gjitha.

Nota e Asllanit
Poll