
Myrto Uzuni
Ditën e sotme, Myrto Uzuni mori ftesën nga trajneri i kombëtares Sylvinho për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës. Pak më parë, 29-vjeçari kuqezi mori një fitore të rëndësishme me skuadrën e tij Austin.
Këta të fundit mposhtën në një transfertë të vështirë Los Angeles FC me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetë për ta e shënoi Guilherme Biro që në fillimin e pjesës së parë në minutën e 12-të.
Edhe pse nuk arriti të kontribuonte me gol ditën e sotme, Myrto Uzuni u vlerësua me notën e kënaqshme 7.0 në këtë takim. Gjithashtu, sulmuesi i kombëtares shqiptare luajti takimin e plotë që nga minuta e parë.
Poll