
Arlind Ajeti
Ekipi i lojtarëve shqiptarë, Bodrumspor u ndal në barazim pa gola sot ndaj Goztepes në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk. Megjithatë, kjo pikë nuk e ndihmoi Bodrumsporin për të dalë nga zona e ftohtë.
Në këtë përballje që u mbyll me rrjeta të paprekura, Arlind Ajeti u shpall lojtari më i mirë i takimit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u vlerësua me noën 8.1, duke arritur të mbajë portën e ekipit të tij të paprekur.
Ndërsa Taulant Seferi vlerësohet me notën 6.9 dhe Enis Bardhi me notën 7.1.
Poll