Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Një 'mal' me pritje përballë ekipit të trajnerit shqiptar, Thomas Strakosha shpallet 'Lojtari i Ndeshjes' në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Një 'mal' me pritje përballë ekipit të trajnerit
Thomas Strakosha

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ishte protagonist absolut në barazimin 1-1 që AEK regjistroi në fushën e Anderlecht, skuadër që drejtohet nga Besnik Hasi.

Gardiani kuqezi shkëlqeu me plot 10 pritje gjatë ndeshjes, duke i mohuar golin belgëve në disa raste të pastra.

Gjashtë nga ndërhyrjet e tij ishin brenda zonës së rreptësisë, ndërsa në fund të takimit ai u shpall lojtari më i mirë i sfidës së Conference League. Ndërsa, performanca e tij u vlerësua me notën 9 nga platforma e njohur e statistikave, “Sofa Score”.

Sa i takon zhvillimit të ndeshjes, Anderlecht kaloi e para në avantazh me golin e Dolberg në minutën e 21-të, por AEK arriti të barazojë në të 74-ën me anë të Eliason.

Në minutat e fundit, skuadra greke mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mantalos.

Një 'mal' me pritje përballë ekipit të trajnerit
 

 

Poll

Lexo gjithashtu