Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Një ligë e fortë, por do të më ndihmojë të zhvillohen”, Ledio Beqja flet pas transferimit te Gyor: I lumtur që kam në ekip dy bashkëatdhetarë

Shkruar nga NEWSPORT
“Një ligë e fortë, por do të më ndihmojë
Ledio Beqja

Ledio Beqja u prezantuar ditën e djeshme te skuadra e ETO Gyor. Mesfushori nis kështu një aventurë të re në Hungari, ndërsa u largua nga Teuta pas 6 vitesh.

Mjaft entuziast dhe shumë i lumtur duket për këtë aventurë të re, e cila është e para për të jashtë Shqipërie. Beqja e shikon si një “trampolinë” për karrierën e tij, ndërsa është i kënaqur se në këtë ekip gjen edhe dy lojtarë të tjerë shqiptar, Eneo Bitrin dhe Albion Markun.

“Jam pritur mirë si nga stafi ashtu edhe nga lojtarët. Më vjen mirë që kam dy bashkatdhetarë në ekip, gjë që më ndihmon të përshtatem. Kjo është hera ime e parë që vizitoj Hungarinë, por tashmë më pëlqen shumë ky vend. E di që kam hyrë në një ligë të fortë, kjo më jep një mundësi të madhe zhvillimi, kam besim se mund të rritem në detyrë dhe ta ndihmoj skuadrën në të ardhmen me një lojë të mire”, ka theksuar 23-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga