Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Një monstër në sulm, çfarë lojtari!", sulmuesi i Kombëtares bëhet "sensacion" pas rinovimit me Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
"Një monstër në sulm, çfarë lojtari!",
Arman Durmishi

Arman Durmishi është talenti i së ardhmes dhe tek Juventus mund të quhen vërtetë me fat që kanë në sektorin e të rinjve, sulmuesin shqiptar.

Të enjten, bardhezinjtë njoftuan zgjatjen e bashkëpunimit me 18-vjeçarin, i cili firmosi një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028 dhe kaq ka mjaftuar që ndërkombëtarët t'i bëjnë jehonë pas këtij vendimi.

Faqja e quajtur Ballerz Scout, e cila numëron rreth 48 mijë ndjekës në Instagram, ka shkruar fjalë të mëdha për Durmishin duke e etiketuar si një "monstër", kjo për shkak të karakteristikave të tij fizike dhe mënyrës se si i qaset golit në fushë. 

POSTIMI:

"Juventus sapo ka nënshkruar me një përbindësh të vërtetë. 18 vjeçari Arman Durmishi nënshkroi një kontratë të re deri në vitin 2028 me Juventus. Ai është një makineri golash. Por, thjesht shikojeni fizikun e tij, është mahnitëse. Është një monstër. Vetëm 18 vjeç dhe është tmerrësisht i fortë. Nëse do të isha mbrojtës, do të tmerrohesha prej tij. Kur feston tregon muskujt. Është një lojtar super i talentuar. Ai ka përfaqësuar ekipin e të rinjve të Shqipërisë dhe ka shënuar gola për ta. Tani po i afrohet ekipit të parë të Juventusit… Çfarë lojtari". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ballerz Scout (@ballerzscout)

Poll

Lexo gjithashtu