Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Shpresat te Kombëtarja A, "katapultimi" i Pajazitit i merituar

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Shpresat te Kombëtarja A, "katapultimi" i Pajazitit i
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti është lojtari më i përfolur i momentit. Ai ishte risia e vetme e të grumbulluarve nga trajneri Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares foli me superlativa për djaloshin 21 vjeçar. Vetë Sylvinho ka mbetur i kënaqur nga paraqitjet e Pjazitit me Kombëtaren e moshave dhe me ato në superligën kroate ku aktivizohet djaloshi shqiptar.

Kjo formë mjaftë e mirë e ka katapultuar talentin 21 vjeçar tek ekipi i të rriturve. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rritur vlerën e kartonit të tij nëpërmjet paraqitjes në arenën europiane, por edhe për të thirrur vëmendjen e ndonjë klubi nga ndonjë kampionat të fuqishëm.

Mesfushori kuqezi vetë ka deklaruar se do e shfrytëzojë këtë mundësi të dhënë, që nënkupton se ai dëshiron që të jetë pjesë e cdo fushate dhe jo të thirret vetëm në raste të veçanta.

Federata në një postim të fundit i ka uruar mirëseardhjen Pajazitit, të cilit i urojmë paraqitje sa më dinjitoze në këto 2 sfida me Kombëtaren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga