
Në listën prej 26 lojtarësh të grumbulluar për duelet me Anglinë dhe Andorrën, mungoijnë futbollistë të rëndësishëm. Nga mbrojtja në majën e sulmit, janë plot 7 futbollistë që nuk do të japin kontributin e tyre për kuqezinjtë.
Disa mungojnë për arsye dëmtimi dhe Sylvinho tregoi edhe për gjendjen. Ssaktësisht të dëmtuar janë Mitaj, Daku, Hysaj , Tuci dhe Bare, me 2 të parët që do të operohen, ndërsa 3 të tjerët do të mund të rikuperohen vetëm pas pushimeve të Kombëtares.
Ndërkohë braziliani për arsye taktike ka lënë jashtë Taulant Seferin dhe Amir Abrashin. Për ishin e Tiranës theksoi se në atë krah ka shumë lojtarë ndaj dhe nuk është grumbuluar. Mungesa të rëndësishme këto, të cilët timonieri i kuqezinjve ka marrë “masat”.
Kujtojmë se ndaj Anglisë do të luajmë në transfertë më 21 mars në “Wembley”, ndërsa 3 ditë më pas më datë 24 do të presim Andorrën në “Arenën Kombëtare”, duele këto që do të luhen në të njëjtën orë, 20:45.