Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga goli historik kundër Serbisë te ndeshja me Anglinë, prindërit surprizojnë Rey Manajn (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga goli historik kundër Serbisë te ndeshja me Anglinë,
Rey Manaj

Në prag të ndeshjes me Anglinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj është surprizuar nga prindërit e tij.

Ata kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Mitrovicës në Kosovë, teksa nuk kanë hezituar të pozojnë pranë murales ikonike, ku Manaj feston me shqiponjë golin e fitores karshi Serbisë në Leskovc.

Bomberi lushnjar nuk ka ngurruar ta postojë këtë imazh në “story”-in e “Instagram”. Vetë Rey Manaj ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe përfaqësuesen “Daradane”, ku në prononcimin pas fitores me Andorrën, shprehu dëshirën që edhe Kosova të jetë pjesë e fazës “play-off” për “Botërorin 2026”.    

Nga goli historik kundër Serbisë te ndeshja me Anglinë,
"Story" i Rey Manaj

 

Poll

Lexo gjithashtu