Ish-kapiteni i Shqipëris Rudi Vata ka folur në televizionin “Report TV” për gjendjen e Armando Brojës. Sulmuesi 24-vjeçar pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Anglisë, aq sa u nevojit ndihma me barela për ta larguar nga fusha.
“Broja çdo gjë e ka psikologjike. Armando nuk është i lumtur. Ka edhe arsyeje për të mos qenë i lumtur. Kjo për shkakun e menaxhimit të keq në 3 sezonet e fundit.
Nuk ka qenë e nevojshme që Broja të shkonte te Fulham, aty ku humbi një sezon kot. Pastaj shkoi te Everton dhe humbi një tjetër sezon kot. Shkoi te Burnley pa një projekt serioz. Brojës i është dashur të shkojë te një klub që i jep garanci.
Minutat në këmbë i mungojnë, sigurisht që gjendja psikologjike nuk është e mirë. Ka nevojë për tu rindezur. Ai është një ‘motor’ i ri, por i keqmenaxhuar. Menaxherët dhe familjarët e Brojës duhet ta çlirojnë psikologjikisht dhe jo ta vendosin në presion”.
