Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga dyshimet për 6 “YJET” kuqezi te risia Etnik Brruti, Sylvinho publikon sot listën e të grumbulluarve

Shkruar nga NEWSPORT
Nga dyshimet për 6 “YJET” kuqezi te risia Etnik Brruti,
Armando Broja - Sylvinho

Pritjes po i vjen fundit dhe Sylvinho ditën e sotme do të bëjë publike edhe listën e të grumbulluarve. Sipas informacioneve, lista do të të shpallet në mbrëmje, afërsisht nga ora 10:00. Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Anglisë më 21 mars në “Ëembley” dhe në datën 24 ndaj Andorras në “Arenën Kombëtare”.

Duele këto shumë delikate dhe të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Me interes pritet të mësohen se kush do të jenë emrat e përzgjedhur nga Sylvinho. Shumë “dhimbje koke” ka patur për brazilianin, i cili për fat të keq ka parë dëmtimet e shumë prej titullarëve.

Në pikëpytje është prezenca e Armando Brojës, Mario Mitajt, Elseid Hysaj, Ardian Ismajlit, Indrit Tucit dhe Keidi Bares, të cilët nuk dihet ende nesë do të mund të kontirbuojnë për kuqezinjtë ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Ndërkohë përveç këtyre dyshimeve, në lsitë priten edhe risi të mëdha. kështu sic cdihet një prej tyre do të jetë Etnik Brruti, i cili vetëm pak ditë më parë është pajisur me pashaportë shqiptare dhe ka vendosur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga